TIRANE

Ndonëse në kundërshtim me ligjin, një objekt në zonën e Bllokut është shembur. Poseduesit e kësaj prone shprehen se kërkuan që prishja nga përmbarimi të ndalej, duke qenë se nuk ka një vendim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata. Mes tjerash, ata theksojnë se prishja e objektit po bëhet me dhunë.


Gazetari Klajdi Bodlli në një lidhje direkte për ‘News24’ deklaroi se personat që kanë këtë objekt kanë denoncuar Përmbarimin.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Një çështje konflikti pronësie në zonën e ish-Bllokut vazhdon edhe mbrëmjen e sotme. Pronarët që pretendojnë se kanë marrë tokën, kanë vijuar me prishjen e objektit që ndodhet në këtë zonë. I gjithë objekti është hedhur në tokë. Aktualisht këtu janë përfaqësues të policisë së Bashkisë. Prishja është e paligjshme, sepse ka vendim për truallin dhe jo prishjen e objektit. Përmbaruesit, policia dhe bashkia e Tiranës, kanë disa kohë që po tentojnë të prishin objektin. Çështja ka dy padi masë sigurimi ku Gjykata ka vendosur të lirohet trualli dhe të prishet në themel. Por nuk kemi një vendim të Gjykatës së Tiranës për prishjen në themel. Personat që e kanë marrë me qira, shprehen se Gjykata nuk ka mundësi të bëjë vlerësimin e investimeve të bëra në këtë truall pas prishjes së objektit”, tha Bodlli për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.


Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe vendimin e dhënë nga gjyqtarja Dhurata Balla, e cila ka nxjerr urdhrin për lirimin e truallit, pa nisur procesi gjyqësor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: