Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, pritet t’i dorëzojë sot kryeministrit Edi Rama Progres Raportin e Komisionit Europian 2024.

Mësohet se rreth orës 10:30, ambasadori Gonzato do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama në Kryeministri dhe më pas në orën 11.00 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp.

Kujtojmë se më 15 Tetor Shqipëria çeli negociatat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Gjatë Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, grupi negociator nisi diskutimet për 6 kapitujt:

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 6 – Marrëdhëniet e jashtme dhe politikat për mbrojtjen dhe sigurinë

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb