Gjermania është skuadra e parë e kualifikuar e Euro 2024. “Panzerat” fituan edhe ndeshjen e dytë 2 me 0 përballë Hungarisë, ku golat u realizuan nga Musiala dhe Gundogam, duke u ngjitur në krye të Grupit A me 6 pikë. Në këtë mënyrë skuadra e Nagelsmann kalon më tej në raundin tjetër.
Nuk e fshehu gëzimin në përfundim të sfidës tekniku i gjermanëve, Nagelsmann megjithatë kërkoi të mbajë të karikuar lojtarët e tij edhe për sfidën e fundit në grupa, atë përballë Zvicrës.

“Dëshirojmë të fitojmë grupin, ky është edhe objektivi ynë i parë në këtë Euro 2024. Ju siguroj që ndaj Zvicrës nuk do të ketë “turnover”. Në sfidën me Hungarinë kontrolluam shumë mirë lojën, sidomos në pjesën e dytë, kur falë kësaj mënyre loje, i’a dolëm të shënonim edhe golin e dytë, për ta mbyllur përfundimisht sfidën”, theksoi ndër të tjera Nagelsmann.

Gjermania do të luajë sfidën e fundit në grup, atë përballë Zvicrës, të djelën në 23 Qershor, ora 21:00, në Frankfurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb