28 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Liban në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton “BBC”.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencë për media ka thënë se shumë punonjës shëndetësorë “s’po dalin në vendin e punës pasi kanë ikur nga zonat ku punojnë për shkak të bombardimeve”.
Planet për të dërguar furnizime mjekësore në Liban ai tha se s’do të mund të realizohet para të premtes, për shkak të kufizimeve në fluturime në Liban.