SIRI

I ftohti që ka përfshirë Sirinë ka sjellë vdekjen e 29 fëmijëve dhe të porsalindurve, në një kamp në verilindje të vendit.

Rreth 23.000 njerëz që ikin nga lufta në Deir al-Zor, mes Shtetit Islamik dhe Aleancës së Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA, kanë arritur në kampin al-Hol kohët e fundit duke shtuar popullsinë aty.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Elizabeth Hoff tha se situata në kampin Al-Hol të copëton shpirtin. “Fëmijët po vdesin nga hipotermia ndërsa familjet e tyre shpërngulen për të qenë më të sigurt”, u shpreh ajo.

Në kamp, janë më shumë se 33.000 mijë njerëz, shumica e të cilëve gra e fëmijë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se shumë të shpërngulur u detyruan të kalojnë disa net në zonën e pritjes, në qiell të hapur pa tenda, batanije apo ngrohje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb