PAKISTAN 

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nisi të hetojë një shpërthim të virusit HIV në një qark të varfër të provincës Sind, në veri të Pakistanit. Drejtori i programit HIV/AIDS në këtë provincë, Sikandar Memom, tha për REL se ekipi i OBSH-së do të hetojë shkakun e sëmundjes në qarkun Laraka, ku qindra raste me HIV – shumica fëmijë – u zbuluan gjatë javëve të fundit.

Memom tha se departamenti i tij ka testuar 25,000 njerëz për HIV – virusin që shkakton AIDS-in – qysh në fund të prillit dhe se ka zbuluar 725 njerëz të prekur, përfshirë 590 fëmijë. Policia e qarkut Laraka tha se infektimet ka gjasë të jenë shkaktuar nga ripërdorimi i shiringave. Sipas policisë, një mjek është arrestuar dhe akuzuar për ripërdorim të shiringave.

Hetimet fillestare kanë treguar se infeksionet nuk kanë qenë të qëllimshme, tha policia. Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV. Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb