TIRANE- Zonja e Parë, Odeta Nishani është veshur bashkë me vajzën e saj me rrobat tradicionale të arbëreshëve.

Fotot janë realizuar në një aktivitet ku presidenti Bujar Nishani ka vizituar komunitetin arbëresh në Itali. Në këtë vizitë Nishani është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Odeta dhe vajza e tyre, të cilat janë veshur edhe me veshjet tradicionale arbëreshe.

Me këtë foto, Zonja e Parë e Shqipërisë ka dashur që të promovojë edhe një pjesë të kulturës shqiptare, që tashmë ka mbetur larg kufijve të vendit.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: