TIRANË

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta thotë se ODIHR e ka gdhehur me të zeza në të bardhë çfarë ka ndodhur vend. Në një përgjigje për lajmet që qarkullojnë se Presidenti Meta është në listën e zezë të SHBA, Blushi shkruan se tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës.


“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha!😂 Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, shkruan Blushi.