Jo vetëm ofendime raciste në futboll, por ka edhe ofendime homofobe. Në fakt, nuk është asfjë e re sa i takon asaj që tifozët lëshojnë nga tribunat, por e re është sjellja e policisë në Angli. Bëhet fjalë për episodin e ndodhur mes Tranmer Rovers dhe Uajkomb Oundereres, ku një tifoz vendës është arrestuar

Rajan Elsop, portier i Oundereres, ka qenë viktima e ofendimeve homofobe të tifozit që gjendej pas porte dhe që e detyruan portierin të ankohet në pushimin e ndeshjes sepse tifozi e kishte shqetësuar shumë. Policia e Mersisajdit e arrestoi menjëherë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb