Disa qindra filloristë nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruara nga mësimdhënësve të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofanzivës tejkuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton MOF. Fotografitë e ndara dje në Fejsbuk faqen e shkollës, ndërsa në sqarim shkruan që më 17 tetor 2019, drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit nga shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” me këtë akt japin mbështetje të konsiderueshme për sulmin turk ushtarak tejkufitar.


Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan. Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravari për Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.


“Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

Edhe ambasada e parë fëminore në botë “Megjashi” ka reaguar ashpër ndaj këtyre informatave.

“Në këtë mënyrë bëhet manipulim dhe indoktrinim i fëmijëve në shkollat e vendit. Fëmijët përdoren për të thurë lëvdata intervenimeve luftarake, në vend që t’i mësojnë për mënyra paqedashëse të transformimit të konflikteve. Nuk i informojnë fëmijët për pasojat negative nga luftërat përkatësisht për statistikat e fëmijëve të vrarë në konfliktet, as për situatat në të cilat janë gjendur fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë në konfliktet luftarake dhe jeta pas humbjes së prindit, apo edhe për jetën e prindit pas humbjes së fëmijës në konflikt luftarak”, thonë nga “Megjashi” për Radio MOF.

Radio MOF këtë paradite ka kërkuar qëndrim për rastin nga Ministria për arsim dhe shkencë. Deri në publikimin e këtij tekstit, përgjigje nuk kemi pranuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb