Pas Juventusit dhe pesë titujve kampion radhazi, pushimi është mëse i merituar. Massimiliano Allegri ka vendosur të qëndrojë larg pankinës për të kaluar një vit relaksi total, duke refuzuar ofertat e shumta edhe nga klubet më të mëdhenj të Europës. Pasi i dha fund aventurës së tij me “Zonjën e Vjetër”, tekniku u vendos në krye të listave të shumë skuadrave, mes tyre Barcelona, Manchester United dhe Paris SG. Por ndryshe nga sa pritej, ai ka vendosur të pushojë për të rigjeneruar energjitë përpara se të kthehet sërish në pankinë sezonin e ardhshëm.

Allegri 1280x720
Allegri 1280×720

“Do të qëndroj një vit pushim, pasi duhet të marrë sërish në dorë jetën private. Këto 16 vitet e fundit kanë qenë me të vërtetë frenetikë. Më dukej sikur isha në një centrifugë. Tani do të pushoj dhe më pas do të kthehem I freskët për të dhënë sërish maksimunin”, ka bërë të ditur Allegri. Ky I fundit fitoi një vend nderi në tregun e trajnerëve, pasi triumfoi për pesë vite radhazi në Serie A. Por fakti që nuk përsëriti të njëjtin sukses edhe në Champions League solli edhe ndarjen e tij me Juventusin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb