Zinedine Zidane mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg, por tekniku francez vijon të refuzojë në mënyrë konstante çdo ofertë që ka ardhur në derën e tij këtë periudhë.

Oferta e fundit e bërë publike nga mediat ka ardhur nga Arabia Saudite. Al Nassr, klubi i C.Ronaldo-s, i ka ofruar Zidanes një kontratë 2-vjeçare dhe 150 milionë euro pagë.

Zidane
Zidane

Sipas Footmercato: Zidane ka refuzuar ofertën e sheikëve pasi dëshira e tij është të drejtojë një klub me emër në Evropë me objektiva të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb