Trabzonspor e ka seriozisht për Rey Manaj. Klubi turk ka gati ofertën për Sivasspor, pasi pëlqen shumë sulmuesin shqiptar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Trabzonspor ofron 1.5 milionë eurosh cash dhe  huazimin e tre lojtarëve të rinj (me mundësinë e blerjes së tyre). Ky propozim shihet si shumë serioz nga Sivasspor dhe shumë shpejt mund të vijë drita e gjelbër për transferimin.

Për Manaj ky do të ishte një transferim mjaft i kënaqshëm, pasi do firmoste për një ekip që lufton për vendet e para të tabelës.  Futbollisti kuqezi, në sezonin e kaluar realizoi 18 gola, me shifrat që e rënditen atë në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit. Në këtë edicion, ai ka shënuar 5 gola.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb