TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas një statusi të presidentit Ilir Meta në Twitter lidhur me debatin për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm.

Meta u shpreh se Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshëm, ndërsa Rama thotë se Meta me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës që sipas tij është 1000 herë më të ditur se ai.

Sipas kryeministrit Edi Rama, presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke mos dekretuar Gent Cakajn.

Reagimi i Ramës në Twitter:

Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i KosovësPupupu.

Reagimi më herët i Metës në Twitter:

Kujtojme se në arsyetimin e tij për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm, kreu i shtetit Ilir është ndalur gjatë edhe në deklaratat e tij për cështjen e kufirit mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa vlerëson se përparimi i Dialogut Kosovë – Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu, ndaj gjykon se  në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb