Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vijon të jetë në qendër të akuzave lidhur me marrëveshjen e refugjatëve me Shqipërinë. Këtë javë pritet që të mbërrijë në portin e Shëngjinit anija e parë me refugjatë afrikanë të cilët do të akomodohen në kampin e Gjadrit.

Kritika në adresë të shefes së qeverisë italiane kanë shkuar edhe nga OJQ-ja gjermane Sea Watch. Përmes një statusi në Twitter, Sea Watch është treguar kritike me qeverinë italiane, duke thënë se ka shpenzuar miliona euro të taksapaguesve për të depërtuar dhe burgosur emigrantët në Shqipëri.

Qeveria Meloni e patriotëve të vetëshpallur shpenzon qindra milionë euro të taksapaguesve për të deportuar dhe burgosur disa mijëra emigrantë në Shqipëri. Ndoshta taksat e italianëve mund të shpenzohen më mirë, për të mirëpritur dhe përfshirë, në vend që të refuzohen”, shkruan Sea Watch.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar kryeministrja italiane duke e cilësuar skandal qëndrimin e shoqatës gjermane. Giorgia Meloni shprehet se po punon për të mbrojtur kufijtë e Italisë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore.

“Çfarë skandali! Një qeveri që, me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët, punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë Meloni.

Ojq Te Dhe Meloni
Ojq Te Dhe Meloni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb