JOHANESBURG– Për shkak të thatësirës së madhe që ka prekur një pjesë të Afrikës, gjatë vitit 2016 14 milionë persona do të vuajnë nga uria, sipas një komunikate të OKB-së të publikuar sot.

“Numri i personave që nuk do të ketë mjaftueshëm ushqim do të rritet muajt në vijim ndërkohë që rajoni do të hyjë në sezonin e thatë dhe sasia e grumbulluar e ushqimit është jashtzakonisht e ulët”, thekson në këtë tekst Programit Botëror i Ushqimit (PAM) një agjenci e OKB-së.

“Fermerët e vegjël që varen krejtësisht në prodhimtarinë e tyre për të mbijetuar janë veçanërisht të prekur”, deklaron PAM-ja.

“Korrjet e ulëta të vitit që sapo kaloi, të shoqëruara edhe me një thatësirë të lartë të shkaktuar nga fenomeni klimatik ‘El Niño’ i bën parashikimet shumë alarmante”, vazhdon gjancia onuziane.

Fenomeni “El Niño”, një rrymë e ngrohtë ajri që vjen nga Paqësori ekuatorial, shfaqet çdo pesë ose shtatë vite por këtë vit ka ardhur me një intensitet shumë të lartë, duke shkaktuar njëkohësisht thatësira në disa zona dhe përmbytje në të tjera.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: