OKB-ja u bëri thirrje liderëve globalë që t’i japin përparësi veprimeve urgjente klimatike dhe reformës financiare, duke theksuar koston ekonomike dhe njerëzore të mosveprimit.
“Një synim ambicioz i financimit të klimës nuk është bamirësi, është interes i çdo kombi”, tha Simon Stiell, sekretari ekzekutiv i Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në fjalën e tij gjatë hapjes së COP29 në Baku, Azerbajxhan.
Konferenca e 29-të e Palëve (Conference of the Parties-COP) në UNFCCC filloi sot në Baku, duke mbledhur së bashku liderë botërorë, politikbërës dhe aktivistë me një angazhim të ripërtërirë për të adresuar krizat në rritje të klimës.