Kombet e Bashkuara janë “të gatshme t’i përgjigjen çdo thirrjeje nga shtetet anëtare” për të vendosur një forcë policore në Gaza, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes.

“Nëse ne thirremi nga organet përkatëse për të ndihmuar, sigurisht që do të bëjmë më të mirën,” tha Jean-Pierre Lacroix, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Duke vënë në dukje çështje të shumta lidhur me shpërndarjen e ndihmave në Gaza, Lacroix vuri në dukje se incidentet e plaçkitjeve janë rritur ndjeshëm.

Ai theksoi nevojën për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke thënë se përfshirja e një pale të tretë mund të jetë një nga opsionet.

Lacroix tha se është e pasigurt nëse kjo palë e tretë do të jetë OKB-ja, duke shtuar se do të kërkohen disa procese për përfshirjen e forcës paqeruajtëse të OKB-së dhe se Këshilli i Sigurimit i OKB-së është pjesë e këtij procesi.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb