Ringjallja e luftës në veriperëndim të Sirisë ka detyruar afro 50,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre brenda pak ditësh, njoftoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

“Që nga 30 nëntori, më shumë se 48,500 njerëz janë zhvendosur, një shifër e rritur shumë në krahasim me 14,00 të regjistruar më 28 nëntor“, tha në një deklaratë kreu i OCHA Thomas Fletcher.

Ndërkohë, përfaqësuesja e SHBA në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se situata është alarmante.

“SHBA-të kanë kërkuar negociata në Siri për një kohë shumë të gjatë, por është regjimi i Asadit ai që ka injoruar rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ka refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve”, u shpreh ajo duke shtuar se qeveria amerikane po monitoron situatën nga afër dhe po punon për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.

“Ne duam të gjejmë një rrugëdalje për popullin e Sirisë për të arritur sigurinë dhe paqen,” vuri në dukje ajo.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb