SHBA


ISIS mund të nisë sulme të reja terroriste deri në fund të vitit. Alarmi është ngritur nga një raport i Kombeve të Bashkuara, bazuar në të dhënat e inteligjencës nga të gjitha vendet anëtare: Sipas raportit, ka 30 000 luftëtarë të huaj që ende mund të jenë të gjallë dhe të gatshëm për veprim në të gjithë botën.


Sipas dokumentit të Kombeve të Bashkuara, nga këta 30 mijë luftëtarë “disa mund të bashkohen me Al Kaedën ose grupime të tjera terroriste që mund të shfaqen. Të tjerët do të bëhen udhëheqës ose radikalizues”.


1773 (1)
1773 (1)

Megjithëse Kalifati me të vërtetë ka pushuar së ekzistuari në një nivel gjeografik, arsyet që çuan në themelimin e tij janë akoma të pranishme, dhe ekstremizmi islam nuk ka gjasa të dobësohet më tej nënvizon OKB.

Ndër objektivat e mundshëm të sulmeve terroriste, raporti thekson se rreziku në Evropë “mbetet i lartë”. Gjithashtu për shkak se 6 mijë qytetarë evropianë që ishin bashkuar me ISIS-in në Irak dhe Siri, rreth një e treta u vranë, një pjesë e tyre janë të burgosur ose janë larguar diku tjetër. Por vetëm 2 mijë prej tyre kanë humbur gjurmët, dhe për këtë arsye ka të ngjarë që ata të kthehen në Kontinentin e Vjetër. ISIS, thonë gjithashtu Kombet e Bashkuara, ka qasje në fonde nga Kalifati që vlerësohen në rreth 50 dhe 300 milionë dollarë dhe po përdor propagandën për të ruajtur reputacionin e grupit si “marka” kryesore globale e terrorizmit.

“Kur të ketë kohën dhe hapësirën për të ri-investuar në një kapacitet të jashtëm operacional, ISIS do të drejtojë dhe lehtësojë sulmet ndërkombëtare, përveç sulmeve të frymëzuara nga grupi i saj që vazhdojnë të ndodhin në shumë vende në të gjithë botën. Pauza aktuale e sulmeve të tilla prandaj, mund të mos zgjasë shumë, mbase as deri në fund të vitit 2019 ” nënvizon raporti i OKB.

(BalkanWeb)

Etiketa: