Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi bëri thirrje të dielën për më shumë ndihma humanitare për refugjatët venezuelianë qëndodhen në vendet fqinje.

Grandi kishte planifikuar të vizitonte qytetin kufitar brazilian të Pacaraima këtë fundjavë, por autoritetet e këshilluan atë ta anulojë për shkak të protestave nga banorët e pakënaqur me ardhjen e më shumë se 500 venezuelianëve në ditë.

Banorët e Pacaraima mbyllën dyqane të shtunën dhe marshuan nëpër rrugë për të protestuar kundër emigrantëve nga vendi fqinj.

UNHCR vlerëson se 4.3 milion venezuelianë kanë ikur nga trazirat ekonomike dhe politike në vendin e tyre, kryesisht në Kolumbi, ku ka 1.2 milion dhe në Peru, Kili dhe Ekuador.  Rreth 180,000 kanë qëndruar në Brazil.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb