SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-­së, Ban Ki­ Moon, e konsideron masakrën e armenëve nga Perandoria Otomane 100 vjet më parë një “krim të urryer”, por nuk e mbështet përkufizimin “gjenocid” të dhënë kohët e fundit nga Papa Françesku. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarriç. Sipas Dujarriç Ban Ki­moon ka mbajtur shënime mbi deklaratat e Papës.

Dujarriç shtoi se Sekretari i Përgjithshëm është i bindur se kujtesa dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm midis armenëve dhe turqve “që kanë për qëllim vërtetimin e fakteve duhet të forcojnë vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla monstruoze në të ardhmen”, raporton “TgCom24″. Por Dujarriç tha sekretari nuk ka plane për të ngritur një komision ndërkombëtar për këtë çështje. “Ka pasur bisedime me vendet dhe komunitetet e përfshira – tha ai­ dhe unë mendoj se është e rëndësishme që ky debat të vazhdojë”.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: