Më shumë se 2200 njerëz u vranë ose u zhdukën në vitin 2024 në Mesdhe, tha drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Regina De Domichis.

Prej tyre, gati 1,700 vdiqën përgjatë rrugës qendrore të migrimit mesdhetar. De Domichis, e cila është koordinatore speciale për menaxhimin e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë, tha se mes viktimave ishin qindra fëmijë dhe adoleshentë.

Shifrat u publikuan pasi një anije u mbyt në natën e Vitit të Ri duke lënë pas rreth 20 njerëz të zhdukur pasi u larguan nga Libia. Shtatë të mbijetuarit, përfshirë një djalë tetë vjeçar që humbi nënën e tij, u dërguan në ishullin italian të Lampedusa dhe më vonë u transferuan në një qendër pritjeje në Agrigento, Siçili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb