Shefi i operacioneve humanitare të OKB-së, John Ging paralajmëroi të martën se një ofensivë në shkallë të gjerë nga qeveria siriane në provincën veriore të Idlibit ka potencialin për të provokuar një krizë humanitare me përmasa të papara.

Provinca Idlib është kështjella e fundit më e madhe e rebelëve në luftën civile shtatëvjeçare në këtë vend, ku kanë humbur jetën qindra-mijëra qytetarë.

Ging u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që kjo të shmanget.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb