Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të nisë një hetim mbi vrasjet e dyshuara të dhjetëra mijëra filipinasve, gjatë një përpjekjeje të qeverisë për të luftuar drogën.

Nisma u paraqit nga Islanda dhe për të votuan pro 18 anëtarë të këshillit ndërsa 14 votuan kundër. Në të citohen vrasjet pa procese gjyqësore, arrestimet arbitrare dhe zhdukjet e personave të ndaluar nga policia që kur Presidenti Rodrigo Duterte nisi fushatën kundër drogës në vitin 2016.

Ambasadori i Filipineve në Gjenevë Evan Garcia e kritikoi këtë vendim të Kombeve të Bashkuara duke thënë se “nuk përfaqëson një triumf të të drejtave të njeriut, por një shkelje të tyre”, shkruan voa. Vendimi u mirëprit nga grupet e të drejtave të njeriut. Një një deklaratë të organizatës “Amnesty International” thuhej se ky “është një hap vendimtar drejt drejtësisë dhe llogaridhënies”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: