Normat e vaksinimit të fëmijëve në mbarë botën nuk janë kthyer ende në nivelet para pandemisë, është alarmi i ngritur nga OKB dhe OBSH.

”Krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, 2,7 milionë fëmijë në vitin 2023 nuk janë vaksinuar ende, ose janë vaksinuar jo plotësisht”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Tendencat e fundit tregojnë se shumë vende vazhdojnë të lënë pas dore shumë fëmijë”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Sipas OBSH ”në vitin 2023, vetëm 84% e 108 milionë fëmijëve të prekur kanë marrë në fakt tre doza të vaksinave të difterisë, tetanozit dhe kollës”.

Kjo përqindje nuk ka ndryshuar që nga viti 2022.

Në vitin 2019, para pandemisë, 86% e fëmijëve ishin vaksinuar.

“Mbulimi global i vaksinimit nuk është rikuperuar ende plotësisht nga rënia historike e vërejtur gjatë pandemisë. Në vitin 2023, 14,5 milionë fëmijë në botë ishin në doza zero, pra nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine, shifër kjo që po rritej duke qenë se ishin 13,9 milionë në 2022 dhe 12,8 milionë në 2019”, thekson Kate O’Brien, kreu i vaksinimit në OBSH.

“Kjo sjellje vë në rrezik jetën e fëmijëve”, shtoi O’Brien.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: