Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka reaguar për situatën në Lindjen e Mesme.

OKB ka paralajmëruar se e gjithë popullata në pjesën veriore të Rripit të Gazës është e rrezikuar.

“Qindra palestinezë dyshohet se janë vrarë. Dhjetëra mijëra u detyruan përsëri të iknin.

Spitalet u goditën dhe punonjësit e shëndetësisë u arrestuan.

Strehimoret u boshatisën dhe u dogjën. Shërbimet e urgjencës u penguan për të shpëtuar njerëzit nga nën rrënoja.

Familjet janë të ndara, “tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Emergjencave, Joy Msuya.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: