I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë thotë se qyteti Aleppo mund të shkatërrohet plotësisht deri në fund të vitit, për shkak të aktivitetit ushtarak mizor dhe të pandërprerë ndaj qytetit ku ndodhen 270 mijë civilë.

Gjatë një konference për shtyp, i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura bëri thirrje që grupi rebel Al Nusra të shohë shkatërrimin që veprimet e tyre po u shkaktojnë civilëve në vend.

“1 mijë prej jush po vendosin për fatin e 275 mijë civilëve”, u tha zoti de Mistura. Ai kritikoi gjithashtu rusët për bombardimin e tepruar të Alepos dhe rrezikimin e civilëve në qytet për hir të një numri relativisht të vogël luftëtarësh rebelë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: