Kombet e Bashkuara refuzoi kërkesën e Izraelit për të tërhequr paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në jug të Libanit.

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes në OKB, Zhon Pierr Lakrua në një konferencë për shtyp, tha se paqeruajtësit atje janë në koordinim të vazhdueshëm me palën izraelite për operacionet që ndërmerren në terren.

Ndërsa ushtria izraelite zgjeroi sulmet kundër militantëve pro-iranianë edhe në veri të Libanit, duke vrarë 21 persona e plagosur 8 të tjerë. Bombat ranë mbi një zonë të banuar Aitu, një fshat ku shumica e banorëve janë të krishterë dhe që ndodhet shumë larg objektivave të Hezbollahut. Viktimat janë civilë, por Izraeli tha se po hetohet edhe për një gabim të mundshëm në objektiv.

Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi ndërkaq se po këshillohet me Shtetet e Bashkuara, para se të kryejë sulmin hakmarrës ndaj Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: