Është muaji i shenjtë i Ramazanit. Ola Bruko dhe Fatma Naçi kanë shpërndarë mbi qindra pako me ushqime për familjet jetimë në Kavajë.


“Shoqata Kombëtare e Jetimëve ka identifikuar në Kavajë, 200 familje me fëmijë jetimë. Fondacioni “Firdeus” ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me ketë shoqatë. Unë dhe Fatma jemi sot këtu për të shpërndarë disa ndihma”, shprehet Ola Bruko.


“Është një mision që do të vazhdojë sidomos në muajin e Ramazanit ne po u qëndrojmë më pranë familjeve me fëmijë jetimë. Në Tiranë mbulojmë 1300 familje, uroj të shpërndahemi në gjithë qytetet e vendit sic po bëjmë në Kavajë sot”, shprehet Fatma.


“Ne jetojmë vetëm me lista nëpër dyqane, faleminderit shumë për ndihmat” thotë një grua.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri