TIRANË
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi dje se oligarku rus Oleg Deripaska ka pasur tendera në Albcontrol me Belinda Ballukun.
Por jo vetëm kaq, Berisha shtoi në “Opinion” se tre fusha të mëdha nafte në Shqipëri, ish-ministri në atë kohë i Energjetikës, Damian Gjiknuri ua dha dy kompanive ruse në shkelje të ligjit.
Sipas tij, kompanitë ruse nuk kishin dorëzuar primin për tenderin, por gjithsesi u pranuan.
“Pyete ku e ka takuar Deripaskën?
Deripaska ka 6 kompani, është investitor strategjik në Shqipëri dhe e vërteta është që ka shumë mundësi jo në një që është publikisht, por edhe në një tjetër që është i fshehur, Deripaska ka pasur tendera në AlbControl me zonjën Balluku, e cila nuk ka çorbë që të mos jetë e përzier, realiteti. Ka marrë tendera në rrugë, ka marrë tendera në Ujësjellësa.
Ajo që ka ndodhur se Deripaska i sanksionuar nga SHBA-të në vitin 2018 ka vazhduar i qetë në një parajsë, veprimtarinë e tij ekonomikë gjer në vitin 2022. A e ka takuar Edi Ramën apo jo, unë nuk mund të them. A i ka paguar Deripaska ato 225 mijë dollarë, apo i ka paguar
Edi Rama nuk mund të them, ato janë të gjitha hetime të institucioneve ligjzbatuese të SHBA-ve”, tha Berisha.
“ A e dini historinë e naftës ju? Tre fusha të mëdha nafte në Shqipëri Damian Gjiknuri absolutisht në shkelje të ligjeve përjashton kompani të tjera dhe për të njëjtat motive që përjashtoi 2-3 kompani të tjera ia jep të tre fushat dy kompanive ruse të cilat shkuan në gjykatë dhe e fituan gjyqin ata se ishte evidente. Kompanitë e tjera që i kishte përjashtuar Gjiknuri nuk kishin dorëzuar primin për tenderin, siç është rregulli. Kompanitë ruse nuk kishin dorëzuar primin dhe u pranuan dhe kompanitë e tjera shkuan në gjykatë”, deklaroi ai në “Opinion”.
(BalkanWeb)