Vërshëllima e nisjes në “Olimpico”, në program sot për orën 15:00, nuk do jetë ajo e një sfide çfarëdo, pas një starti sezonal që u ka dhuruar më shumë gëzime bardhekaltërve sesa verdhekuqve: në turnin mesjavor skuadra e Simone Inzagit doli triumfuese nga “Dacia Arena” e Udines duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në Serinë A pas dy humbjeve ndaj Napolit e Juventusit.


Ndërsa ekipi i Euzebio Di Françeskos ndërpreu me fitoren 4-0 në Frozinone “thatësirën” e sukseseve që zgjaste nga java e parë, duke u ngjitur në 8 pikë në klasifikim. Në derbin e 171-të, Lacio e Roma përballen në një “betejë” që vlen më shumë se tri pikë, ROMA – Di Françesko duhet të zgjedhe nëse do këmbëngulë te moduli 4-2-3-1 me Pastoren fantazist apo të rikthehet te skema 4- 3-3, me Lorenco Pelegrinin (ose Kristanten), Nzonzin dhe ish-lojtarin e PSG-së në mesfushë.


Rikthehen me siguri Florenci e Xheko, ndërsa në mbrojtje ekziston dyshimi i lidhur me formën e Manolas, që la me probleme fushën e Frozinones: gati Markano. Në sulm pritet të konfirmohen Ynder dhe El Sharui përkrah bomberit boshnjak.

LACIO
Pas rrotacionit me Udinezen, Simone Inzagi do hedhë në fushë nga 1′ Marusiçin, Lukas Leivan, Milinkoviç-Saviçin e Imobilen. Për të mbajtur ecurinë pozitive porta do t’i besohet sërish Thomas Strakoshës. “Gardiani” shqiptar i Kombëtares do ndihmohet në prapavijë nga Uollas (Radu ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar ndaj Empolit), Luiz Felipe e Açerbi. Në sulm mund të ketë një surprizë: Kaisedo është provuar në stërvitje përkrah Imobiles dhe mund të lërë jashtë 11- shes titullare Luis Alberton.PanoramaSport


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb