Oliver Kahn, një nga lojtarët simbol të Bajernit të Mynihut, do të jetë presidenti i ardhshëm i këshillit të administrimit të klubit në vend të Karl Hainz Rumeniges, që pritet të largohet nga posti i tij në vitin 2022. I pyetur rreth kësaj çështjeje, Oli Kahn ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë ndër të tjera:


“është një nder i madh të marrësh pjesë në Këshillin e Adiministrimit dhe akoma më shumë të jesh president i këtij këshilli. Falënderoj këshilltarët dhe presidentin Hënes për besimin. Jam shumë i lidhur me klubin dhe kam plazmuar jetën time aty. Në të ardhmen dua të bëj zhvillime të mëtejshme të parimeve thelbësore të shoqërisë së bashku me kolegët e këshillit”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: