“Nuk e di sa do jetoj akoma, as doktorin nuk desha ta pyes. Jam mirënjohëse për çdo ditë që jetoj, çdo ditë është një dhuratë’. Për televizionin australian Olivia Newton-John ka shpjeguar se çfarë do të thotë të jetosh me kancerin për herë të tretë.

Por Sandy e Grease nuk është vetëm. Gjatë një turneu të “The Man. The Music. The Show” në Sydney, aktori australian Hugh Jackman ka ndalur spektaklin e tij për të dhënë një mesazh dashurie dhe mbështetjeje.

Jackman ka dhënë mbështetjen e tij së bashku me 15 mijë fansa, nëpërmjet një videoje në profilin e tij në Instagram: Përshëndetje Olivia, nga unë dhe nga 15 mijë fansat dhe miqtë- ka thënë aktori- je një person fantastik, një nënë e mrekullueshme, këngëtarja dhe balerina më e mirë që njoh. Të duam shumë”.

Tumori i artistes është në një stad të avancuar: Nëse dikush të thotë që ke ‘gjashtë muaj jetë’, është e mundur të jetë kështu. Në nivelin psikologjik, për mua është më mirë mos ta kesh idenë se çfarë të pret, ose çfarë ka jetuar njeriu i fundit që ka pasur të njëjtën sëmundje me ty”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb