Pak çaste më parë “BalkanWeb” njoftoi se drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, do të mbante një takim me futbollistin Realdo Fili për shkak se përflitej për një largim të tij nga kampi i kuq.

Lojtari kërkonte të kishte më shumë minuta në këmbë dhe për këtë arsye po mendonte për një alternativë tjetër.

Takimi mes palëve është mbyllur dhe për “BalkanWeb” gazetari Jeton Selimi raporton se klubi i Partizanit nuk kërkon të heqë dorë nga futbollisti. Opsioni i vetëm që drejtuesit i kanë dhënë lojtarit është që ai të huazohet, por kurrsesi të largohet. Partizani ka shumë besim te sulmuesi i krahut dhe nuk kërkon të heqë dorë pavarësisht se ai kohët e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave.

Afrimet e fundit te Partizani si Lukas e Abdurrahmam kanë rritur trysninë te lojtari, por pas zhvillimeve të fundit duket se ai nuk do të largohet nga të kuqtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb