Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

I pyetur në lidhje me këtë çështje nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një përrallë e vjetër, ndërsa shtoi se zhvillim të ri në këtë çështje do të konsideronte vetëm arrestimin e kreut të qeverisë.

“Rruga e Elbasanit të çon në Xibrakë jo në Europë. Zhvillim do të ishte vetëm arrestimi j Edi Ramës, ka imponuar 17 vendime që i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurimeve në Kryeministri.
Incenerator nuk ka, Rama është i lirë, ju vijoni me përralla të vjetra të Xibrakës”, u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: