Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, ka treguar për “Zona Gol” se klubi kishte hedhur hapat e parë drejt një afrimi cilësor në merkaton e janarit.

“Është Dilaver Duka, një lojtar me tipare sulmuese, nuk është sulmues i mirëfilltë, e kemi diskutuar në mënyrë miqësore se sa mund të japë për klubin. Ai është djalë shqiptar, ka pranuar ftesën tonë të provohet me pak fjalë. Nëse do të tregojë vlerat, do të jetë pjesë e Partizanit.

Sa i përket aspektit futbollsitik, ka shumë vlera dhe ka qenë i suksesshëm në MLS dhe ta shohim. Ka pasur disa probleme dëmtimi vitin e kaluar, të shohim gjendjen e tij. Ka edhe të tjerë, merkato e janarit është më e vështira, por duhet guxim në zgjedhjen e elementëve”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: