TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ishte i ftuar ne emisionin ‘Rubrika sportive’, ku ka folur për akuzat e opozitës se ai ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës në një kontejner bananesh. Ai i ka konsideruar akuzat si sajesa dhe tha se nuk ka lidhje me kokainën dhe me çështje tenderash.

“Për sa i përket akuzave të fundit, që më lidhin mua me kokainën, janë sajesa, unë nuk kam lidhje. Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, u shpreh Olsi Rama.

Olsi Rama foli edhe për marrëdhënien me vëllain, kryeministrin Edi Rama.

“Marrëdhëniet me Edin? Unë se pyes atë për punët e tij, ai s’më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit në punë”, tha ai.
olsi-rama-470x261
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: