TIRANE

Olta Boka ka thënë gjithmonë që është në një lidhje dhe është e lumtur, por vetëm kaq dhe nuk ka treguar asgjë më shumë. Ditën e sotme këngëtarja shqiptare ishte e ftuar te “Rudina”.
Ndërsa ishte duke rrëfyer për pasionin e saj, udhëtimet, Rudina e pyeti se zakonisht cilët janë njerëzit që e shoqërojnë në këto udhëtime, si për ta nxitur Oltën të rrëfejë më shumë për “shoqëruesin” e saj:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Unë udhëtoj me njerëz të dashur, me shoqëri. Sigurisht, pjesën më të madhe të këtyre udhëtimeve e kam bërë me njeriun e zemrës, por nuk kam dashur që kjo të mediatizohet. Janë udhëtime të shijuara maksimalisht…” – vijoi Olta si për ta anashkaluar pyetjen e Rudinës. Por moderatorja nuk hoqi dorë kaq lehtë. Ajo vuri re unazën me një gur të çmuar në gishtin e këngëtares, edhe pse kjo e fundit po përpiqej ta mbulonte nga kamera.

Si për ta justifikuar të gjithë këtë refuzim publik për raportin e saj, Olta pranoi se marrëdhënia e saj ka kaluar në një fazë tjetër. Olta pranoi se tashmë ajo dhe Ivi janë fejuar, por sërish vazhdonte të këmbëngulte për të mos zbuluar asgjë më shumë.
“Realisht, në fakt, nuk e kam dashur kurrë të përdor për asnjë lloj momenti dhe për asnjë lloj arsye jetën time private. Më ka ardhur keq që ai të njihet thjeshtë si “I dashuri i Oltës apo i fejuari i Oltës. Ai bën një punë të tij, përkushtohet dhe ka një karrierë në atë që bën, kështu që unë dua ta ruaj edhe atë, por edhe veten nga i gjithë ky presion. Uroj që fotoja të mund të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër, kam dashur t’i shijoj hapat e kësaj lidhjeje në mënyrë të shëndetshme, pa presionin e jashtëm”- tha Olta pas fotos të publikuar në ekran.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb