Ish-banorja e BBV2, Olta Gixhari ka “sulmuar” vajzat që ndodhen në nomim këtë javë në Big Brother Vip, teksa u shpreh se u hodhën në krahët e djemve, duke treguar që s’kanë besim tek vetja që sfidën nuk e përballojnë dot të vetme.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, Olta Gixhari shprehet se banorja për t’u marrë shembull është gazetarja Ledjona Xheladinaj. Aktorja shkuan se Ledjona ka punuar deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme.

  • foto galeri

Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta Gixhari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: