Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka prezantuar përpara ushtarakëve ligjin për mbrojtjen civile.

Xhaçka tha se ky ligj parandalon fatkeqësitë. Ajo shtoi se nuk mund të vazhdohet me gjendje fatkeqësie.

“Kalimi i Emergjencave te MM është shumë e rëndësishme. Ka pasur një qasje tafti-bafti dhe një besim që nuk e di ku buronte, që ne nuk do të na gjej gjë. Po ashtu, ka pasur një mospapërgjegjshmëri të madhe. Shqipëria është një vend i ekspozuar në Europë dhe i dyzeti në botë.

Por me ligjin për mbrojtjen civile ne zvogëlojmë riskun me të cilat përballet vendi ynë dhe qytetarët. Parandalimi është jo vetëm me efikas, por edhe më efektiv ndaj sëmundjes.  Kjo i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të të gjitha. Zbatimi i ligjit do të kërkojë punë dhe angazhim nga institucionet. Çdo institucion mban përgjegjësi të plotë. Ligji përmban parashikime ligjore të sakta për çdo institucion. Promovimi i vullnetarizmit do kohë, por nuk mund të vazhdohet më me zgjidhje afat-shkurtëra, të cilat vetëm sjellin fatkeqësi të radhës”, tha Xhaçka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb