Debati mes opinionistes tashmë të larguar të Big Brother 8 Mimoza Ahmeti dhe gazetarit të Fan Club, Olti Curri duket se nuk do të mbarojë. Ata kanë vijuar me “hidh e prit” në faqet e tyre të Facebook. Pasi shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka shkuar se Olti Curri po manipulon opinionin publik në lidhje me arsyet e ikjes së saj nga “Big Brother”, gazetari i është përgjigjur me një tjetër status ku shkruan se nuk e ka përmendur fare ish-opinionisten duke thënë se komenton për ata që janë në ekran.

“Zomima nuk të kam përmend fare po fare te faqja ime, se unë komentoj ata që janë në ekran jo ata që ikin. Mos gënje se më dhimbsesh. Ehhh Lazarat çe pate fat…”, shkruan Olti duke e lidhur Ahmetin me Lazaratin, që njihej ndryshe edhe si “Kolumbia e Shqipërisë”, për prodhimin e lëndëve narkotike. Olti e përmbyll statusin e tij duke u thënë miqve se ky është statusi i fundit për këtë temë. Kaq është dashur dhe më pas fansat e të dy personazheve kanë filluar komentet pro dhe kundër tyre.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb