Nga: ZONJA KATERINA
1 kokërr qepë
2 kokrra patate
2-3 kokrra domate
4 kokrra vezë
1 spec jeshil
2 lgj vaj ulliri
Majdanoz të freskët

Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim dy lugë vaj ulliri dhe vendosim patatet të prera në kubikë të vegjël, i kaurdisim për pak minuta, më pas shtojmë dhe qepën dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë domatet, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lemë përbërësit të zbuten për rreth 2 minuta. Më pas shtojmë vezët një nga një në të katër anët e tiganit, shtojmë dhe specin të prerë në shirita, e rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe piper të zi. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë derisa vezët të mpiksen dhe më pas e servirim me majdanoz të freskët.
(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb