Nga: ZONJA KATERINA

4 kokrra vezë, 2-3 lgj qumësht / pana, Kripë, piper, majdanos, Speca me ngjyra të ndryshme, Domate, Kungull, Qepë, Karrota, Kërpudha

Presim perimet në kubikë ose fije sipas preferencës. Në një tigan që nuk ngjit vendosim pak vaj dhe kaurdisim perimet lehtë sa të zbuten fare pak. Rrahim vezët, shtojmë qumështin, kripë dhe piper dhe e hedhim mbi perime. E lemë omletën të piqet për 2-3 minuta nga njëra anë. E kthejmë më pas omletën me perime nga ana tjetër, e pjekim për 1-2 minuta duke i vendosur kapakun dhe më pas e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb