Te Manchester United janë të pakënaqur nga Andre Onana, me portierin që shpeshherë ka lënë në baltë skuadrën për shkak të gabimeve të shumta që bën. Në këto kushte, “Djajtë e kuq” po mendojnë për merkaton, pasi dritarja e transferimeve shihet si e vetmja mënyrë shpëtimi.
Klubi gjigand i Premier League ka hedhur vështrimin te Brighton, teksa po monitorohet me kujdes situata e portierit 22-vjeçar Bart Verbruggen.
Holandezi Verbruggen është shndërruar në titullar te Brighton-i këtë sezon, pasi mbërriti nga Anderlecht në verën e vitit 2023. Kërkesa e klubit për kartonin është rreth 30 milionë paund, ose ndryshe rreth 38 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)