Katy Perry dhe grupi “One Direction” kanë marrë nga tri çmime në AMA, ‘Dark Horse’ zgjidhet kënga e vitit. Edhe pse emrin e ka ‘American Music Awards’, mbrëmjen pa dyshim e kanë sunduar britanikët dhe australianët si me çmime ashtu edhe me performanca, duke përfshirë One Direction, 5 Seconds of Summer, Iggy Azalea, Lorde e shumë tjerë. Grupi britanez “One Direction” ka arritur të marrë tri çmime: të Artistët e Vitit, Grupi Favorit dhe Albumi më i mirë Pop/Rock. Ata gjithashtu kanë kënduar edhe këngën e tyre më të re, ‘Night Changes’ nga albumi i fundit ‘Four’.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb