TIRANE

E pranishme në aktivitetin aktivitetin lançues të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, njëherësh drejtoreshë për Ballkanin Perendimor në Komisionin Europian, u shpreh se Rajoni do të jetë pjesë e BE-së.

“Cdo herë që flasim për mundësitë shohim tek shoqëria cilive aktorë konstruktive dhe të besueshëm. Besueshmëria vjen bashkë me përgjegjësinë. Ne tre dekadat e fundit shoqëria civile ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim.” – u shpreh Calavera, ndërsa vlerësoi rolin e shoqërisë civile sa i përket reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi dhe vettingu nuk do ishte i mundur pa shoqërinë civile. Sa më të fortë të jeni ju aq më të forta do jenë politikat për qytetarët.” -vijoi më tej drejtuesja e ONM-së, e cila ndër të tjera apeloi qeverinë të pranojë kontributet e shoqërise civile.

“Autoritetet shtetërore të hapin rrugë për dialog me të gjithë aktorët e rëndesishëm të shoqërisë civile”- u shpreh Calavera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb