Anëtarët e OPEC dhe partnerët e tyre, përfshirë Rusinë, njoftuan sot se kishin rënë dakord për të thelluar uljen e prodhimit të tyre të naftës në të paktën 500 000 fuçi naftë në ditë për të mbështetur çmimet e naftës së papërpunuar.
“Kjo ulje do të sjellë përpjekjen totale të kufizimit të prodhimit në 1,7 milionë fuçi naftë në ditë për të gjithë grupin e 24 vendeve”, sipas një komunikate në përfundim të takimit që u mbajt në Vjenë.

“Disa vende prodhuese, përfshirë Arabinë Saudite, do t’i shtojnë këtij objektivi të ri ulje të vullnetshme të vëllimit”, vijon komunikata.

“Një grup ministrash të Energjisë, përfaqësues të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesit jo-OPEC, të drejtuar nga Rusia rekomanduan dje një reduktim më të madh”, deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.

“Ne po shikojmë vërtet disa rreziqe nga mbiprodhimi në tre mujorin e parë për shkak të uljes të kërkesës sezonale për prodhime të rafinuara dhe për naftë të papërpunuar”, shtoi Novak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: