BERLIN– Opera e Berlinit, Staatsoper që u rihap këtë javë pas shtatë vitesh rikonstruksion që kushtuan 400 milionë euro, falenderoi sot taksapaguesit gjermanë me një koncert falas.

Rreth 300 persona morrën pjesë në Koncertin e Berlinit që u dha gjithashtu drejtpërdrejtë në televizion.

Drejtori muzikor i Staatsoper falenderoi taksapaguesit për rinovimin e kësaj godine 250 vjeçare.
Sot përfundoi gjithashtu një javë me evente për të festuar rihapjen e kësaj opere të Berlinit.

Staatsoper do të mbyllet për dy muaj për t’i dhënë kohë muzikantëve, aktorëve dhe punonjësve të saj që të punojnë me teknologjitë e reja.

Kjo është një prej tre operave të Berlinit, një metropol me trashëgimi kulturore të muzeve, teatrove dhe sallave të koncerteve që lakmohet nga të gjitha qytetet e botës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: