TIRANE

Në fundin e shek. XIX  në  Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rrobaqepësja Mimi është fqinje e tyre.


Njëri nga djemtë poeti Rodolfo, dashurohet me Mimin, e cila vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga i dashuri i zemrës…, por kur ndjen se vdekja po i afrohet, ajo shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos.


Kjo është opera “La Boheme” e kompozitorit Giacomo Puccini, e cila do të ngjitet për katër netë me radhë në skenën e Pallatit të Kongreseve, produksioni i parë operistik i Teatrit të Operas dhe Baletit për sezonin janar-qershor 2019.

““Lindja e këtij produkesioni të ri, është nj proces rigjenereues për TKOB. Ka momente gëzimi, por edhe shumë dyshim, nëse do ja dalim që të realizojmë me sukses produksionin e radhës. Është një proces krijues, jo vetëm në rolin e artistëve, por edhe për stafin e prodhimit. Kjo premierë i është besuar një stafi të ri”- tha Zana Cela.


Regjisorja Ada Gurra edhe artistët pjesëmarrës, e konsiderojnë këtë realizim, si më të rëndësishmin deri më tani në jetën e tyre

Gurra: “Shpresoj shumë që t’ua shpërblej të gjithë këtë besim me një shfaqje në nivel të lartë. Me të gjithë solistët, kësaj here kam bërë të pamundurën, që të nxjerrë prej tyre cilësitë më të mira që ata kanë”.

“Jam e bindur se kjo “La Bohem” do mbahet mend si premiera qe i besoi e promovoi me shume artiste te rinj se asnjëherë tjetër ne historine e këtij Teatri. 90% e stafit protagonist, janë te rinj duke filluar nga regjisorja e deri tek protagonistet e roleve kryesore. Do mbahet mend si produksioni qe ne 4 shfaqet do prezantoje 4 kaste kryesore dhe kjo është e rralle jo vetëm per operat me formate mesatare, sic është teatri ynë, por edhe per teatrot me te madhej ne Europe”- tha Zana Çela.

Ky produksion shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion opersitik, të cilët bëhen bashkë me solistët e TOB dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare. Regjia e operas “La Boheme” i është besuar regjisores së re, Ada Gurra, e cila angazhohet për herë të parë në karrierën e saj, për realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave. Ndërsa skenografia është realizuar nga Renold Sula.

Orkestra e TKOB do të dirigjohet në katër netët e shfaqjes, më 16,17,18, dhe 19 mars nga dirigjenti italian Lorenzo Tazzieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb